Hoxha: Duke nisur nga sot ne do të funksionojmë si formacion politik i veçantë

Arijanit Hoxha përmes një pres konference për media pas distancimit dhe largimit nga Lëvizja BESA bashkë me deputetin Bastri Bajramin, Valon Bela dhe disa antarë tjerë për shkak të bashkpunimit opozitar mes Kasamit, Gashit dhe Izet Mexhitit, thonë se nga sot do të funksionojnë si formacion i veçantë politik, informon Klan M.

”Do të tentojmë nëpërmjet deputetit tonë në Kuvend që të kontribojmë që të bëhen ndryshimet Kushtetuese dhe të vazhdohet udhëtimi drejt BE-së. Me ata që kur u ndamë na ofendonin në mënyrë ç’njerzore sot BESA po bashkohet. Nëpërmjet forme tjetër po kthehet edhe deputeti që na la një thikë pas shpine” – tha mes tjerash Arijanit Hoxha.

Ai gjithashtu komentoi edhe Lëvizjen e Izet Mexhtiti ku tha se nuk mundet që pas 20 viteve pushtet formacioni i Izet Mexhitit të na tregon se si duhet të bëhet opozitë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu