Hoyt Yee: Mes Kosovës dhe Serbisë do ndodhë diçka e re

Ish-zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Hoyt Brian Yee ka thënë se takimi në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq në në Berlin më 29 prill me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron nuk është vendimtar për dialogun Prishtinë -Beograd , por është një mundësi për të biseduar.

Sipas tij, “Librat e historisë” së Ballkanit janë plot me momentet e “tani ose kurrë”, por takimi në Berlin nuk është një prej tyre, edhe pse kjo është një mundësi.

“I jap meritat Gjermanisë dhe vendeve të tjera që po organizojnë ende takime të tilla për të diskutuar hapat e ardhshëm. Unë shpresoj se do të diskutohet sinqerisht dhe në detaje për hapat e ardhshëm të Serbisë dhe Kosovës dhe se do të ndodhë një përparim, diçka e re … Unë mendoj se historia e ndarjes së territorit përgjatë vijave etnike nuk është e mirë – pragmatike, politikisht dhe në mënyrë diplomatike”, raporton Zëri i Amerikës.

Zyrtari amerikan në takimi “Zgjidhja e të pazgjidhshmes në Ballkanin Perëndimor” në Washington, tha se Serbia duhet të vendosë në mënyrë të qartë nëse ajo shkon kah BE-ja apo Rusia, për shkak se ajo nuk është e mundur që të dëshirojë anëtarësim në dy organizatave të ndryshme në të njëjtën kohë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu