Huazime nga greqishtja e vjetër

Shkrim për InfoShqip.com nga Donika Bakiu

Huazimet përbëjnë një dukuri të zakonshme për të gjitha gjuhët. Ato prekin të gjitha rrafshet gjuhësore: fonetikën, morfologjinë, leksikun dhe sintaksën.

Por rrafshi që preket drejtpërdrejt dhe më shumë nga huazimet, është leksiku.Struktura leksikore e një gjuhe nënkupton dy klasa të mëdha njësish: klasën e fjalëve dhe klasën e njësive frazeologjike (që janë barasvlerëse të fjalëve).Elementet e greqishtes së vjetër në gjuhën shqipe janë dy llojesh, të futura drejtpërdrejtë në gjuhën shqipe dhe në mënyrë të tërthortë nëpërmjet latinishtes.

Fjalët e ardhura nga greqishtja e vjetër janë të përhapura në të gjithë vendin dhe kanë pësuar ndryshime fonetike. Sipas Thumbit, në gjuhën shqipe ndeshen 21 fjalë nga greqishtja e vjetër p.sh drapën / drapër, lakën / lakër, pjepën /pjepër, presh, qershi, shpellë etj.“Numri relativisht i vogël i këtyre fjalëve dëshmon se ndikimi i greqishtes së vjetër mbi “nënën” e shqipes ka qenë i kufizuar… se ngulimet e vogla greke të Adriatikut nuk mund të ushtronin një ndikim të madh mbi popullsinë vendase më të madhe në numër”.

Literatura e shfrytëzuar: Shaban Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj , SHBLU, Tiranë 1988, f. 109.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu