Hulumtimi/ Rinia në Maqedoni gjithnjë e më shumë “nën qetësues”

Numri i të rinjve që përdorin qetësues në Maqedoni po shkon drejt rritjes. Një hulumtim i Institutit të Shëndetit Publik, i mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tregon se 11% e të rinjve prej moshës prej 13 deri 16 vjeç , kanë përdorur qetësues, dhe kjo është e dhënë alarmuese krahasuar me mesataren ervopiane prej 6%.

Mjekët thonë se alarmant është edhe fakti që në shumicën e rasteve, fëmijët I marrin qetësuesit nga prindërit. ISHT kërkon ligje më të ashpra në këtë drejtim për të parandaluar pasojat.

“Shumë shpesh ndodhë që prindërit të jenë ata që herën e parë ju japin pilula fëmijëve të tyre që të qetësohen para provimit ose hartimit. Por jo vetëm fëmijët, ndodhë edhe atë shumë shpesh që prindërit të përdorin qetësues” – deklaroi Silvana Onçeva nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Tanimë ka masa, ato kanë të bëjnë para se gjithash me avancimin e edukimit të nxënësve dhe të rinjve, përmirësimin e kapaciteteve të kuadrove në institucionet përkatëse përmes trajnimeve dhe sahtimit të njohurinë e tyre për format e përdorimit të qetësuesve” tha Elena Qosevska nga Instituti i Shëndetit Publik, shkruan Zhurnal.

Që nga 1969 ku është regjistruar përdoruesi i parë i drogës në vend, edhe numri i përdoruesve të drogës rritet me përmasa shqetësuese.
Njësoj shqetësues është edhe fakti që po shtohet numri i atyre që luajnë bixhoz. 13,6% e të anketuarve të moshës 13 deri 16 vjeçe, kanë deklaruar se kanë luajtur bixhoz.

Edhe përkundër rënies nga një vit më parë, shqetësues mbetet edhe numri I përdoruesve të rinj të duhanit. Aktualisht 10,9% e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, janë duhanpirës. Në këtë hulumtim janë përfshirë 5141 të rinj të anketuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu