Humb në Durrës 67 vjeçari nga Maqedonia

Policia e Durrësit njofton se një ditë më parë, është bërë denoncim për zhdukjen e një shtetasi maqedonas që kishte ardhur me pushime në Shqipëri.
“Më datë 05.08.2016, rreth mesditës ka humbur shtetasi Jakup Ramadani 67 vjeç, lindur dhe banues në Gostivar. Ramadani kishte ardhur me pushime me familjen. Është rreth 1.67 cm i gjatë dhe trup i dobët. Ka të veshur një bluzë me krahë të shkurtra, ngjyrë blu, pantallona të shkurtra, ngjyrë jeshile dhe sandale.

Familjarët bëjnë me dije se është i sëmurë me diabet, nuk ka dhëmbë dhe i dridhet buza. Policia e Durrësit menjëherë sapo ka marrë njoftim ka vënë në dispozicion të gjitha Shërbimet për ta kërkuar. Qytetarët të cilët e shohin shtetasin e mësipërm janë të lutur të telefonojnë në numrin 0694110217”, thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu