Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka folur për herë të parë për mediat, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit, ku PD mori vetëm 43 deputetë.
Në fjalën e tij Basha falënderoi të gjithë votuesit që i besuan PD-së, ndërsa theksoi se kjo ishte një garë e pabarabartë, pasi opozitës ju desh të përballej me bandat e krimit dhe të drogës dhe paratë e pista.
Ndërkohë që deklaroi se ai dhe ë gjithë shqiptarët e ndershëm do ti shkojnë deri në fund projektit për një ekonomi të fortë.
Deklarata e Bashës:
Nuk mund ta nisë këtë komunikim ndryshe, përveçse me falënderim nga zemra për qindra mijë qytetarë që votuan projektim tim dhe të PD-së.
Ju jam mirënjohës mijëra demokratëve që punuan fort pa u ndalur, komisionerëve dhe vëzhguesve.
Projekti që unë kisha lindi me qytetarët, i kam në mendjen time të gjithë ata që kam takuar. Jam bërë me ta dhe kam biseduar në ditë të vështira të braktisur totalisht nga qeveria.
Qindra mijëra qytetarë, shumicën e heshtur të këtij vendi me të cilën nisa një rrugëtim, me ata që ju bashkuan ftesës time për përmbysjen e sistemit.
Unë e di mirë se ata nuk kanë pritur, nuk kanë qarë hallet me mua se bëja mrekulli, apo se kisha me vete një thes me para dhe do të zbusja vuajtjet. E di dhe e kam parë në dritën e syve të njerëzve, të gjithë ata që u bën pjesë, kishin shpresë, kërkuan shpresë dhe gjetën shpresë tek u
Në zgjedhjet e 25 qershorit diçka tjetër ndodhi. Me gjithë përpjekjet që unë dhe PD bëmë, me dekriminalizimin me denoncimin për drogën, sërish krimi dhe paraja e pisët nuk u ndal. Blerja e votës nuk u ndal.
Kjo ishte një garë e pabarabartë, por sigurisht një garë që unë nuk kam asnjëherë ndërmend të konkurroj me të njëjtat mjete. Ajo është një triumf i paligjshmërisë. Unë dhe PD morëm një rezultat zhgënjyes, pro pavarësisht presionit të parasë, mbi 450 mijë shqiptarë refuzuan.
Qindra mijëra shqiptarë që refuzuan të shiten janë frymëzim për mua, që të mos ta ndalim projektin tonë. Është qartë si drita e diellit se droga krimi kanë vetëm një pengesë, dhe unë dhe PSD sëbashku me qytetarët nuk jepemi. Kjo është një luftë për jetë a vdekje. Një luftë që do ta vazhdojmë deri në fitore.
Nuk fus në një thes socialistët e ndershëm, por në fakt at janë të mashtruar, pse mandatet nuk kanë dalë prej tyre por prej bandave.
Nuk kanë asgjë për të festuar ata që festojnë sot,
Kjo mund ta ndajë në parti në pushtet por largon një komb nga civilizimi.
Ne këtë nuk do ta lejojmë, unë nuk do ta lejoj, qoftë dhe vetëm për këtë ja vlen të luftosh deri në fund.
Unë marr të gjitha përgjegjësit për rezultatin. Demokratët dhe shqiptarët meritojnë një analizë të thellë, mes atyre që dolën kudër dhe atyre që luftuan me mish e me shpirt.
Se ku gabuam nun e përcaktoj unë dhe as ata që luftuan kundër. Për këtë arsye kam vendosur të ngrij funksionet e mia dhe tua delegoj ato dy nënkryetarëve për të organizuar garën brenda PD-së me votën një anëtar një votë. Unë kam një projekt dhe atë do e vlerësojnë demokratët. Gjëja më e thjeshtë është që të largohesha, por unë nuk do të iki ti braktis demokratët por do të luftoj deri në fund për ta dhe me ta.










