Hysni Shaqiri: Nëse maqedonasit s’duan bashkëjetesë, të ndahemi

Ish-deputeti në Kuvendin e RMV-së dhe ish-komandanti i UÇK-së, Hysni Shaqiri, ka dhënë mesazhin e tij në protestën e së premtën, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai tha se është momenti i duhur për shqiptarët e Maqedonisë që ta bëjnë hapin e duhur për ti ndihmuar zgjidhjen e të gjitha rasteve të montuara nga gjykatat vendore.

“Në mundemi ta bëjmë këtë vetëm në një krizë politike. Këtë situatë mund ta sjellë fakori politikë shqiptarë. Nuk është me rëndësi a bie qeveria, le të mbajnë llogari maqedonasit për këtë. Në këtë momente është me rëndësi ta bëjmë atë që nuk e kemi bërë as në vitin 2001. Tani maqedonasit duhet ta kuptojnë se pa shqiptarë të barabartë nuk ka bashkëjetëse. Nëse maqedonasit nuk e dojnë bashkëjetësen, atëherë faktori politikë shqiptarë duhet të mbidhet dhe flasin për ndarjen e Maqedonisë”, u shpreh ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu