Ibrahimi: Mos kini dert, paratë tona nuk janë prej “Maxhar Telekomi”, janë para të mërgatës shqiptare dhe afarishtëve

I pyetur se prej ku i ka marrë paratë koalicioni “Rilindje me BESË” për zhvillimin e fushatës, Zeqirija Ibrahimi tha se çdokush ka mundësi që ta sheh raportin financiar të fushatës zgjedhore dhe janë dhënë saktë të gjitha burimet e financimet.

“Jemi të pastër dhe shumë korrekt edhe me institucionet e shtetit dhe opinionin për mënyrën e financimit të fushatës zgjedhore. Mua më bën përshtypje fakti që shqiptarëve të Maqedonisë nuk ju bën shumë përshtypje shumë fakti që oponentët tanë politik, gjatë këtyre viteve janë pasuruar në mënyrë marramendës duke u shndërruar për katër vite në milioner, kurse flasin për 100 mijë euro që i ka shpenzuar Lëvizja BESA, bile më duket se as aq nuk ka arritur shuma”, ka deklaruar Ibrahimi në emisionin “Arena”.

Ai ka shtuar se edhe në raportin që e ka publikuar edhe më parë Lëvizje BESA nuk janë para të “Maxhar Telekomit”, nuk janë para që janë marrë para që janë marrë për shkak manipulimeve nëpër tenderë të ndryshëm.

“Thjeshtë janë para që janë akumuluar prej njerëzve vullnetarë, njerëzve të mërgatës shqiptare në Evropë dhe Amerikë, të cilët aq më tepër e shohin suksesin e madh të BESËS dhe janë duke e ndihmuar në mënyrë që ka qenë e befasishme edhe për neve. Çdo ditë e më shumë vijnë afarist të cilët dëshirojnë ta ndihmojnë fushatën por fatkeqësisht shumica prej tyre janë të frikësuar tmerrësisht nga partia në pushtet dhe nuk dëshirojnë ta bëjnë donacionin e tyre publik”, tha Ibrahimi, duke potencuar se kjo situatë flet për gjendjen e skllavërisë që janë edhe afaristët shqiptarë të cilët tha ai më 12 dhjetor do të zgjohen në një liri tjetër. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu