Dëshpërim dhe apati po mbizotëron tek blloku politik shqiptarë në Maqedoni. Kështu tregojnë anketat e fundit të cilat u realizuan gjatë këti viti, ku në disa prej tyre thuajse 60% e qytetarëve shqiptar nuk do të dalin për të votuar në zgjedhjet parlamentare. Ky është alarm serioz për dëshpërim i cili mbizotëron tek popullata shqiptare në Maqedoni, shkruan Zhurnal.
Mirëpo ky trend i paknaqësisë të qytetarëve shqiptar ndaj partive politike sipas ekspertëve nuk është befasi, por në vazhdimësi paknaqësia është akumuluar tek votuesit shqiptar, shprehet për Zhurnal analisti politik, Selim Ibraimi.
Sipas anketës së fundit e cila u realizua para disa muajsh nga Instituti për hulumtim të politikave dhe qeverisje të mirë, tregon se 2.7% e të anketuarve shqiptar do të votonin për LSDM-në. Ky është një sinjal nga paknaqësia e trupit votues të shqiptarëve do të përfitojnë partitë maqedonase. Sipas Ibraimit LSDM do të tentojë që të përfitoj nga niveli i paknaqësis tek elektorati shqiptar në tre forma.
“1.Duke anëtarësuar qyteratë shqiptarë në rradhët e partisë ,me hapjen e programit të saj zgjedhor, edhe atë duke filluar nga punësimet e mundshme në rast se do të dilte fituese në zgjedhjet e dhjetorit. 2.Inkuadrimin e figurave publike në strukturat partiake dhe komisionet qeveritare ku mund të ushtrojnë ndikimin dhe pushtetin e LSDM-së. 3.Përdorimin e stilit bizantin të politikës për shkapërderdhjen e elektoratit shqiptar nëpërmes metodes së intrigave informative dhe tentimit për tju ofruar opozitës shqiptare me kartën e bashkimit në një front të përbashkët. Paralelisht ngel që partitë shqiptare të definojnë interesat e tyre në parlamentin e ardhshëm duke ofruar plane konkrete. Partitë opozitare që janë në konsolidim,në konflikt për identitet partiak dhe ato që janë shkëputur nga partitë ekzistuese që dominojnë skenën politike, rrezikojnë që të përfshihen në ekuacionin e opozitës maqedonase. Në parim që nga vitete e 90-ta LSDM dhe VMRO kanë luftuar për interesin nacional dhe sipas deklarimeve të fundit,të dyja partitë do ta vënë në lojë kartën e intersit të sigurisë kombëtare përballë përcarjes së votës tek trupi maqedonas”, ka deklaruar Ibraimi duke shtuar se partitë politike shqiptare në Maqedoni duhet me shumë seriozitet ta trajtojnë paknaqësinë e elektoratit shqiptar, andaj duhet të ofrojnë program konkret.
“Megjithatë,tek sektori shqiptar,pakënaqësitë e elektoratit, partitë politike duhet ti marrin seriozisht duke filluar me një program konkret në zonat rurale,punësimin e kuadrove jo vetëm partaike, ligjet që kanë ngelur pa u zbatuar dhe që varren kryesisht nga marrëveshjet politike, dhe së fundi si do të evolojnë marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase pas zgjedhjeve.Për bashkësinë ndërkombëtare Maqedonia edhe pas zgjedhjeve do të jetë vend i shqetësimeve dhe tensioneve të brendshme”, ka përfunduar për Zhurnal, Selim Ibraimi.