Icer Casillas tërhiqet zyrtarisht nga futbolli

Iker Casillas do të tërhiqet zyrtarisht nga futbolli. Spanjolli pësoi një sulm në zemër disa ditë më parë dhe mjekët i kanë ndaluar atij të luajë futboll, shkruan Albeu.com.

Kështu Porto tashmë duket e dorëzuar që Casillas të riktheheht në fushën e lojës teksa presidenti i skuadrës portugeze Jorge Nuno Pinto da Costa ka nisur ofensivën për të gjetur portier të ri.

“Ne kemi një problem shtesë me Casillas, i cili kishte rinovuar dhe tashmë nuk do mundet të luajë . Tani ne mendojmë për portierin e ri tha ai për revistën portugeze “O Jogo”.

Casillas u largua nga spitali pas 6 ditësh duke pranuar se nuk e di se çfarë do të bëhet të ardhmen e tyre, por se ishte e rëndësishme që të ketë kapërcyer problemin e tij mjekësor.

“Ndihem shumë më mirë, ajo që më duhet është një pushim për disa javë ose disa muaj, tha Casillas pas daljes nga spitali. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu