Ilir Meta zbulon planin e fshehtë ndaj Ramës: Ti kryeministër, unë kryetar bashkie

Presidenti Meta ishte i ashpër sot në konferencën për shtyp duke sulmuar Ramën, Sorosin dhe disa ambasadorë që sipas tij po kapin shtetin përmes taktikave jo demokratike me qëllim kthimin e Shqipërisë në një Kolumbi të dytë të pastrimit të parave.

Duke iu referuar një ngjarjeje të vitit 2007, Meta theksoi se Rama kishte frikë të futej në zgjedhje për shkak të fuqisë politike që kishte në atë kohë kryeministri Sali Berisha.

Por, sipas presidentit ka qenë vetë ai që ka bindur kryeministrin Rama që të futej në zgjedhje, duke i ofruar mbështetje të pakursyer politike dhe jo vetëm.

“Atëherë nuk donte të futej, se tha do ma fusë prapë Saliu, krizën e kam zgjidhur unë. Unë kisha dhënë fjalën te ca ndërkombëtar serioz atëherë, te ambasadori gjerman, që ma tha ky nuk hyn në zgjedhje, hyni ju, unë i thashë po nuk hyri ky jo, i thashë, Edi ke frikë t’i hyj unë për kryetar bashkie t’i bëhu gati për Kryeministër”, bëri me dije Meta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu