Imeri: Do të kërkojmë llogari për numrin e ulët të grave në Këshillin e përgjithshëm të BDI-së

Sekretarja për barazi gjinore, Saranda Imeri e ftuar në “Programi 200”, e pyetur nga gazetarja Semra Musai rreth numrit të ulët të grave në Këshillin e përgjithshëm të BDI-së, nga gjithsejtë 37 anëtarë vetëm 5 femra, tha se në mbledhjen e ardhshme do të kërkojë llogari. Sepse sipas saj femrat janë politikane të shkëlqyeshme dhe udhëheqëse të përkryera.

“Po, dhe kjo ishte vërejtja e parë e imja. Atë ditë pasi përfundoi mbledhja. Nuk e di, jam e mendimit që ditën që do të kemi mbledhje të kryesisë së ngushtë të partisë të kërkojmë llogari edhe nga strukturat e tjera partiake siç janë kryetarët e degëve dhe këshillave vendor se prse aq pak ishin të propozuara”, tha Imeri.

Përse ndodh kjo, ka pak femra apo…?

“Jo, nuk besoj. Femra është një politikane e shkëlqyeshme, Femra është një udhëheqëse e përkryer. Gjithmonë kamë bërë krahasimin…Femra përderisa udhëheq një shtëpi, organizon punët e një shtëpie, një familje, unë e quaj atë si një mikro shtet, si një shtet të vogël. Historia ka treguar se femrat kanë qenë të afta për menaxhim, në çdo lëmi, qoftë në ekonomi, qoftë në kulturë dhe në çdo fushë të jetës”, tha Saranda Imeri, sekretare për Barazi gjinore. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu