Incident i rëndë në Egje, anija greke ndahet përgjysmë (FOTO)

Një anije e Marinës greke u përplas me një anije tregtare jashtë portit të Pireut të martën në mëngjes. Anija tregtare “Maersk Launceston” me flamurin e Portugalisë u përplas me anijen”Kallisto”, e cila ka pësuar dëme serioze materiale, ndërsa është anuar dhe një pjesë e saj është e zhytur në ujë. Ka raportime se anija ushtarake është ndarë në gjysmë nga përpëplasja.

Në bordin e anijes ishin 27 persona. Të paktën dy persona nga “Kallisto” u plagosën lehtë dhe u transportuan nga një patrullë e Rojës Bregdetare në territorin dhe nga atje ata u morën me ambulanca dhe u dërguan në Spitalin Detar të Athinës. 25 anëtarët e tjerë të ekuipazhit u evakuuan dhe u transferuan në një anije tjetër të Marinës.

Mediat greke raportojnë se operacioni për nxjerrjen e “Kallisto” nisi pak më parë. Sipas informacionit të deritanishëm, “Kallisto” e gjatë 57 metra kishte lundruar nga porti i Salamis, kur anija me kontejnerë ra në pjesën e pasme të anijes luftarake, duke rezultuar në një çarje. Hetimet janë duke u zhvilluar për shkaqet e aksidentit./albeu.com

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu