Infeksionisti tregon ilaçet që po përdoren nga mjekët për koronavirusin

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero deklaroi në studion e A2 News se “medikamentet që i përdorim për gripin sezona, japin rezultate shumë premtuese për koronavirusin”.

Gjatë intervistës ai deklaroi se “ende nuk ka një protokoll mjekimi me antiviralë të drejtpërdrejtë ndaj covid-19”, por tha se “Tamiflu ka dhënë rezultate”. “Unë mendoj se medikamente të tilla do t’i përdorim sipas sugjerimeve të specialistëve”, theksoi Pipero.

Duke folur për 28-vjeçarin e diagnostikuar me koronavirus në Shqipëri, është shprehur se: “Personi i parë ka shkuar në një institucion jopublik pasi mendonte se kishte grip.

Më pas, është dyshuar se mund të jetë një rast koronavirusi dhe është nisur menjëherë në kushte maksimale sigurie në Qendrën Spitalore Universitare”, ka thënë Pipero.

Gjithashtu infeksionisti i njohur shprehet realist kur tregon se “s`mund të kapet më herët nëse pacienti nuk ka shenja klinike”, referuar faktit se i riu 28-vjeçar ishte kthyer në datën 26 shkurt nga Itali.

“Nuk mund të kapet më herët nëse pacienti nuk ka shenja klinike ose vetë pacienti nuk vetëdeklarohet që vjen nga një zonë me intensitet virusi. Në pika kufitare mund të matet vetëm temperatura dhe nëse ka temperaturë, i bëhet një pyetësor personit.

Pavarësisht masave të marra në pikat kufitare, pa shenja klinike nuk identifikohet dot.

Është e rëndësishme që një person të bëjë veprimin më të mirë: të marrë në telefon 127 dhe jo të shkojë në qendër shëndetësore. Kjo, për të shmangur kontakte me njerëzit”, deklaroi Pipero.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu