Legjenda spanjolle e futbollit, Andres Iniesta, ka zbuluar se cili ka qenë momenti ikonik në karrierën e tij në La Liga.
Iniesta ka kaluar pjesën më të madhe dhe më të mirë të karrierës së tij tek skuadra e Barcelonës, ku viteve të fundit kishin ushtruar një dominim total në La Liga.
Nga një karrierë mjaft e pasur me skuadrën katalane, Iniestas i është kërkuar që të zgjedh momentin më ikonik të tijin, në La Liga.
“Më pëlqejnë fillimet, prandaj zgjedh debutimin tim në La Liga, kundër Mallorca” ka thënë Iniesta.
Ish mesfushori i Barcës ka përmendur edhe kënaqësinë e tij që ka luajtur krahë emrave si Busquets, Xavi, Villa, Puyol, Alba, me të cilët luajti edhe tek kombëtarja e Spanjës.










