Institucionet të cilat janë pa raporte financiare, të cilat nuk paguajnë fatura të ujit dhe ata të cilat shesin parcela të dyshimta, këto janë vetëm disa nga përfundimet e Entit shtetërorë për revision i cili ka zbuluar në një pjesë të madhe të institucioneve shtetërore.
Një nga institucionet që ka shumë parregullësi është Agjencioni për film, ku Revizioni ka zbuluar se ky institucion ende nuk ka miratuar Strategjinë për zhvillim të veprimtarisë së filmit, bashkë me Planin akcional për realizimin e aktiviteteve.
Për gjithë këto vërejtje por dhe lëshime tjera nga Revizioni rekomandojnë që të meren masa që të tejkalohet situata e tillë pasiqë sipas tyre shumë institucione kanë edhe pagesa të shumta për ujë që nuk i kanë realizuar.
Në buxhetin e vendit rreth 5.200.000,00 euro ose 92.68% janë mjete të papaguara nga kompenzimi i lartëpërmendur. Për parregullësitë e zbuluara nga Revizioni për vitin 2018 janë dorëzuar 21 lëndë në prokurori, antikorupsion, MPB dhe policinë financiare.










