Inter – Milan, formacionet zyrtare të Derby della Madonnina

Interi dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për Derby della Madonnina e parë të sezonit 2018/19. Nerazzurrët janë në cilësinë e vendasit në ndeshjen ndaj rivalëve Rossoner, e vlefshme për javën e nëntë të Serie A.

Ekipi i Luciano Spalletti vjen në këtë derbi pas një serie pozitive me katër fitore radhazi në kampionat dhe pret ta vazhdojë këtë formë edhe ndaj Milanit.

Në anën tjetër, ekipi i Gennaro Gatussos ka tri barazime dhe dy fitore, dhe gjithashtu pret rezultat pozitiv nga ky derbi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Inter: Handanovic; Vrsaljko, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Brozovic, Vecino; Politano, Nainggolan, Perisic, Icardi.

Milan: Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnioli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Higuain, Calhanouglu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu