IPP Arbën Xhaferi: Dotacione të transferuara nga buxheti për drejt Komunave, rajoni i Vardarit 188 euro kurse Pollogu 114 euro

Një hulumtim i Institutit për Politika Politike Arbën Xhaferi mbi shpërndarjen e dotacioneve të transferuara nga buxheti qendror drejt 80 komunave të vendit dhe Qytetit të Shkupit në vitin 2020, ka dokumentuar shpërndarjen e padrejtë të dotacioneve 𝙣𝙚̈ 𝙗𝙖𝙯𝙖 𝙧𝙖𝙟𝙤𝙣𝙖𝙡𝙚.

Sipas IPP Arbën Xhaferi, rajoni i Vardarit radhitet i pari me mesatarisht 188 euro dotacione për kokë banori, pasuar nga Lindori me 173 euro, Pellagonia me 150 euro, Verilindori me 137, Jugperëndimori me 135, Pollogu me 114 euro dhe Shkupi me 113 euro.

Shkupin lënë anash si nivel i mësëm i qeverisjes, ajo që vërehet është se 𝗹𝗮𝗿𝘁𝗲̈𝘀𝗶𝗮 𝗲 𝗱𝗼𝘁𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗲𝘃𝗲 𝘀𝗶𝗽𝗮𝘀𝗿𝗮𝗷𝗼𝗻𝗲𝘃𝗲 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝘁𝗵𝘂𝗮𝗷𝘀𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗽𝗷𝗲𝘀𝗲̈𝘁𝗶𝗺 𝘁𝗲̈ 𝘇𝗵𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈ 𝗺𝗲 𝗣𝗕𝗕–𝘁𝗲̈ 𝗿𝗮𝗷𝗼𝗻𝗮𝗹𝗲, apo ndryshe thënë, sa më i pasur rajoni, aq më të larta dotacionet, dhe anasjelltas, sa më i varfër rajoni aq më të ulëta dotacionet – për shembull, Pollogu me PBB prej 1.952 euro për kokë banori përfiton më së paku dotacione (114 euro për kokë banori), ndërsa Vardari, me PBB prej 4.537 euro përfiton më së shumti dotacione (188 euro për kokë banor).

𝗗𝗼𝘁𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗲𝘁 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗮𝘀𝗵𝘁𝘂 𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗽𝗷𝗲𝘀𝗲̈𝘁𝗶𝗺 𝘁𝗲̈ 𝘇𝗵𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈ 𝗺𝗲 𝗽𝗿𝗮𝗻𝗶𝗻𝗲̈ 𝗲 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗯𝗿𝗲𝗻𝗱𝗮 𝗿𝗮𝗷𝗼𝗻𝗲𝘃𝗲: sa më e ulët përqindja e shqiptarëve brenda një rajoni, aq më e lartë vlera e dotacioneve për kokë banori; sa më e lartë përqindja e shqiptarëve brenda një rajoni, aq më e ulët vlera e dotacioneve – Pollogu i banuar kryesisht me shqiptarë pranon 40% më pak transfere nga dotacionet për kokë banori sesa Vardari i banuar kryesisht me maqedonë.

Dotacionet për vitin 2020 kapin shumën prej 302 milionë euro sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, apo mbi 2% e BPV-së. Ato kanë rëndësi jetike për financimin e vetëqeverisjes lokale dhe do duhej të ishin mjet i fuqishëm për të ndikuar në pabarazitë financiare dhe zhvillimore, midis komunave të vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu