Ish-ambasadori NATO-s bën deklaratën tronditëse dhe paralajmëron: Forcat pro-ruse mund të shkaktojnë gjakderdhje në Ballkan, ja çfarë po përpiqet të bëjë Serbia

Ish ambasadori i Malit të Zi për NATO-n, Vesko Garçeviç ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se pushtimi katastrofik i Ukrainës nga Rusia mund të shndërrohet në gjakderdhje të re në Evropë.

Ai në një intervistë tha se lufta brutale e Vladimir Putin mund të bëhet sfondi i një vale dhune midis Kosovës pro-evropiane dhe Serbisë së lidhur me Rusinë. Garçeviç paralajmëroi se Serbia e lidhur me Rusinë po “luan me zjarrin”.

Serbia do të dëshirojë ta përshkallëzojë këtë sa më shumë që të mundet, dhe nëse shkojnë më tej, ajo mund të dalë jashtë kontrollit,” tha Garçeviç për The Sun Online.

SHBA, Britania e Madhe dhe OKB-ja duhet të përfshihen më shumë në veprime parandaluese. Ata duhet t’i thonë Beogradit se kjo nuk është një lojë dhe nuk do të tolerohet. Kosova ka mbështetje nga NATO, por kjo nuk i ka ndalur tensionet me Serbinë. Serbët etnikë në veri të Kosovës janë shumë pro-rusë, dhe entuziastë për Putinin dhe idetë e tij, por ata janë gjithashtu të armatosur.

Nëse nxitja e konfliktit ndodh në Kosovën veriore, shumë nga këta serbë etnikë pro-rusë do të presin thirrjen për armë” tha ai ndër të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu