Ish deputetët e PDSH-së me asistentin e Menduh Thaçit, priten ndryshime në PDSH

PDSH do të bëjë ndryshime në ekzekutiv dhe dy ish deputetë pritet të emërohen në krye të dy drejtorive që udhëheq kjo parti.

Dy ish deputetët e PDSH-së, Bekim Fazliu dhe Gazmend Aliu, kanë publikuar një fotografi bashkë me asistentin e Menduh Thaçit në Kuvend, Alban Misimi.

Tani e disa ditë, ish deputetët e PDSH-së kanë publikuar foto dhe video materiale në rrjetet sociale, duke përcjellë edhe mesazhe të shkurtëra.

Siç mësojmë nga burime brenda PDSH-së, kjo parti pritet të bëjë ndryshime nëndy drejtori që udhëheq dhe në krye të tyre të vendosë dy ish deputetët, Fazliun dhe Aliun. Kjo besohet të jetë edhe shkaku i afrimit dhe riaktivizimit të ish deputetëve me ekipin e ngushtë të Thaçit.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu