Ish-deputetja: Hapja e xhamive po bëhet për vota

Ish-deputetja e LDK-së Melihate Tërmkolli, thotë se politikanët tanë nuk e kanë këta hallin as të shtetit, as të kulturës, as të fesë, kanë veç hallin e votës.

Këto komente Tërmkolli i ka bërë në një postim në Facebook, duke iu refereruar vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e xhamive.

“Qeveria e Kurtit dje përmes ministrit ‘të mirë’ të shëndetësisë, të cilit i mungonte vetëm çallma, në krejt pandeminë doli se më të madhin hall në këtë shtet e kanë hapjen e xhamive”, ka thënë Tërmkolli.

Postimi i plotë i Tërmkollit:

“Turkoshakë e anadollakë që na qeverisin!

Është ngritur e majta ekstreme me dy këmbët lart si kuajt e harlisur për ta “kapur” fenë për bishti. Qeveria e Kurtit dje përmes ministrit “të mirë” të shëndetësisë, të cilit i mungonte vetëm çallma, në krejt pandeminë doli se më të madhin hall në këtë shtet e kanë hapjen e xhamive.

Në anën tjetër, Kadri Veseli i PDK-së doli se e ka hallin edhe të kthimit të “rrënjëve“ shqiptare të myslimanizmit në gjenezë, në Dardaninë “arabistane”!. Ҫ’farë shkolla, ç’farë çerdhe, ç’farë institucione, ç’farë ekonomie a biznese, ç‘farë kulture kombëtare, evropiane perëndimore?!

Në fakt, nuk kanë këta hallin as të shtetit, as të kulturës, as të fesë, kanë veç hallin e votës! Nuk e kanë as më të voglin problem nëse e marin atë votë me gjakun e shqiptarëve në emër të kauzave të rrejshme, a e marrin nga grupe ekstreme fetare e politike apo tjera, apo me financime nga Arabia, Rusia, Serbia a Turqia. Vetëm ta marrin votën e qytetarëve të lodhur e të varfëruar deri në mjerim duke iu ofruar xhaminë si të vetmen derë që mund ta hapin.

Këta qeveritarë e politikanë, me mendësi turkoshake e anadollake, këta na qeverisin! Këta që çirren deri në kupë të qiellit për shqiptarizëm, për bashkim e flamur kombëtar, për amerikanizëm e evropianizëm, për shtet e interes kombëtar!

Këta që e godasin edhe shtetin edhe kombin deri në palcë!. Këta që në mungesë të vlerave të tyre, e përlyejnë tërë kombin e shtetin duke e gjetë strehën e vetme nëpër xhami, për një votë!. Votë e merituar, apo jo?!”, ka shkkruar Tërmkolli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu