Ish kryetari i Shkupit Trajanovski: Maqedonasit dhe shqiptarët, serbët dhe turqit u mblodhën për të shpëtuar Maqedoninë

Ish-kryetari i Shkupit Koce Trajanovski, ju drejtua qytetarëve në protestën e mbajtur sot para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, duke thënë se tani është koha për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev i cili po shet interesat kombëtare, shkruan InfoShqip.

Këtu shoh nga të gjitha kombësitë, maqedonas, shqiptarë, serbë, turq, romë dhe të tjerë. Ne të gjithë jemi mbledhur sot këtu në këto bllokada, sepse këto bllokada janë për të shpëtuar Republikën e Maqedonisë. Për të shpëtuar vendin nga shitja që po bën Zoran Zaev dhe Qeveria”, tha Trajanoski.

Trajanoski shtoi se VMRO-DPMNE dëshiron të parandalojë shitjen e interesave kombëtare ku dhe kërkoi një takim të liderëve politikë dhe një deklaratë që do të bashkojë të gjitha partitë politike për të thënë cilat janë vijat e kuqe të Republikës së Maqedonisë.

Vijat e kuqe duhet të kishin qenë që Maqedonia ka një histori shekullore. Se Maqedonia dhe maqedonasit nuk vijnë nga bullgarët. Se gjuha maqedonase nuk është një dialekt i gjuhës bullgare, se ka pakica maqedonase në të gjitha vendet fqinje, përfshirë Republikën e Bullgarisë, dhe të drejtat e tyre duhet të respektohen”, tha Trajanoski.

Trajanoski gjithashtu theksoi se edhe në ëndërr, faktet historike nuk mund të ndryshohen.

Nuk mund të pranojmë që Kriva Pallanka, Kumanova dhe Shkupi u çliruan nga Bullgarët. Ato qytete janë çliruar nga Ushtria Nacional-çlirimtare e Maqedonisë, në të cilën kishte pjesëmarrës të të gjitha kombësive”, përfundoi Trajanoski. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu