Ish-zv/ministri i besueshëm i VMRO-së emërohet drejtor i bazës sekrete dhe bunkerëve të Ivanovit

Rezervati “Jasen” brenda të cilit gjendet bunkeri i shumëpërfolur në rast të shpalljes së gjendjes së luftës është nën kompetencë të kreu të shtetit, Gjorge Ivanov. Por nga presidenca nuk sqarojnë nëse Ivanov ka vendosur që ish ministri i Brendshëm teknik, Oliver Andonov të jetë drejtor i rezervatit Alsat M ditë më parë informoi se në “Jasen” drejtor është emëruar ish ministri i Brendshëm , Oliver Andonov. I kontaktuar nga Alsat Andonov as nuk e konfirmoi por as nuk e përgënjeshtroi emërimin e tij. Heshtje edhe nga ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski edhe pse pjesëtarët e armatës sigurojnë rezervatin në fjalë.

Aktualizimin e çështjes së rezervatit “Jasen” e bëri javorja “Fokus” e cila në numrin e fundit të saj raportoi se në hapësirat e këtij rezervati gjendet edhe një bunker kundër armëve nukleare. Sipas “Fokus” i njëjti është bërë plan të shfrytëzohet nga Presidenti Gjorge Ivanov për strehim në rast se ky i fundit shpall gjendje lufte dhe nga atje urdhëron arrestimin e “Puçistëve” opozitarë. Mësohet se në atë zonë nuk është vetëm një bunker i cili shërben për strehimin e krerëve shtetëror në raste lufte. Kapacitetet e tyre i përbëjnë hapësira të mëdha, korridore deri në 700 metra të gjatë, furra në cilat mund të piqen mbi 500 bukë në ditë, frigorifer që mbajnë deri 6 ton produkte mishi dhe të tjera si dhe radio stacione dhe salla për mbledhje. Ndryshe zona në fjalë për ARM-në njihet edhe si qyteti nëntokësor “Jasen” i cili është trashëguar nga ish armata jugosllave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu