“Ishte shumë i zemëruar”, mamaja e Mbappe: E këshillova, por secili ka mënyrat e tij për të komunikuar

E ardhmja e Kylian Mbappe është një temë akoma e nxehtë. Pas eliminimit të radhës të parakohshëm të PSG-së në Champions League kanë shtuar zërat për një largim të mundshëm nga parisienët.

Zëra që janë fuqizuar akoma më shumë pas qëndrimit që sulmuesi francez ka mbajtur kundër klubit në rrjetet sociale për përdorimin e imazhit të tij në fushatën e klubit për abonimet për sezonin e ardhshëm.

E ftuar në programin televiziv ‘Public Sénat’, Fayza Lamari, mamaja e kampionit francez, është kthyer të flasë për këtë çështje dhe e ka shpjeguar kështu zgjedhjen e djalit të saj:

“Ishte shumë i zemëruar. Më ka telefonuar, siç bën zakonisht: unë e kisha kuptuar antkhin e tij, por njëkohësisht e kam këshilluar që të mos reagonte”, ka shpjeguar mamaja e Mbappe.

“Përgjigja e tij ka qenë: ‘Jo, nuk dua të pres. I kuptoj pasojat dhe i pranoj’. Fjalët e tija janë fjalë zemre: thjesht është përgjigjur si një fëmijë i lindur me rrjetet sociale, secili ka mënyrën e tij për të komunikuar”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu