Ismajloska-Starova: Nuk pendohem që votova për ndryshimet kushtetuese

Ish-deputetja e OBRM-PDUKMsë, Nola Ismajloska-Starova, tha “Makfaks” se nuk pendohet që votoi për fillimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa mbështetjen më të madhe që e mori, siç thotë, e mori nga anëtarët e partisë së saj. Ismajloska-Starova thotë se ajo, ka vepruar sipas bindjeve të saj dhe i hedh poshtë pretendimet se ajo ka marrë kërcënime për të votuar.

“Kam votuar për hapjen e Kushtetutës, pikërisht për të kontribuar në përmirësimin e zgjidhjeve dhe për të ndihmuar procesin. Unë veprova sipas bindjeve të mija. Mbështetja që ka ardhur haptazi nga një numër i madh qytetarësh, si dhe nga faktori ndërkombëtar, është një moment që ne duhet të përpiqemi që ta shfrytëzojmë në favorin tonë, për atdheun tonë. Unë me përgjegjësi i hedh poshtë akuzat për disa kërcënime ndaj meje gjatë marrjes së vendimit në Kuvendin e Maqedonisë. Veprimet e mia nxiten vetëm nga dëshira për prosperitetin e Maqedonisë”, tha Ismajloska-Starova.

Deputetja nuk ka dashur të komentojë vendimin e OBRM-PDUKM-së përjashtim nga partia, por thotë se është e bindur për faktin se ajo kontribuoi për një të ardhme më të mirë për vendin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu