I’u dha çertifikata më e lartë e sigurisë amerikane, ajo punonte si spiune e Iranit

Një oficere e Forcave Ajrore amerikane ka shërbyer si spiune e Iranit duke dhënë informacione që mund të shkaktojnë “dëme serioze” për sigurinë kombëtare të Amerikës, njoftuan zyrtarët.

Ish-specialistja e inteligjencës së Forcave Ajrore u akuzua për spiunazh në favor të Iranit, sipas një padie federale të pacaktuar.

Zyrtarët kanë ngritur padi kundër Monica Witt, një ish-oficere kundërzbulimi për Zyrën e Forcave Ajrore të Hetimeve Speciale. Zonja Witt u largua për në Iran gjatë një dezertimi gjashtë vjet më parë.

Gjithashtu, nën akuzë janë vënë edhe 4 hakera iranianë. Prokurorët thonë se synojnë të zbulojnë ish-kolegët e zonjës Witt në komunitetin e inteligjencës.

Aktakuza thotë se katër iranianë kanë vepruar në emër të Korpusit të Gardës Revolucionare iraniane.

“Është një ditë e trishtuar për Amerikën kur një shtetas i saj tradhton vendin tonë”, tha z. Demers, kreu i sektorit të sigurisë kombëtare të Departamentit të Drejtësisë.

Asaj i ishte dhënë certifikata më e lartë e sigurisë nga autoritetet amerikane ndërkohë që punonte për Forcat Ajrore në periudhën 1997-2008.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu