Ivanov a do të shpëtojë të dënuarit e 27 prillit, portalet e opozitës paralajmërojnë?!

Presidenti Gjorgje Ivanov në dy muajt e fundit të mandatit të tij mund të falë të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit dhe raste tjera që hetohen nga Prokuroria Speciale. Zërat e tillë qarkullojnë brenda partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, por lajmin e kanë lansuar edhe portale të afërta, përcjellë INA.

Sipas portalit infomax, vetëm një njeri në vend ka të drejtën e garantuar kushtetuese dhe si president i shtetit ka detyrim siç thuhet që të “ndërpresë këtë çmenduri” që nuk ka fund me motive hakmarrëse”.

Portali pyet se Ivanov a do të marrë forcën që ti thotë ndal ndjekjeve. Sipas tyre, presidenti ka të drejt që në ditën e fundit të shpallë amnisti apo falje dhe se anulimi i vendimit të tij kërkon 30 ditë kohë. Jozyrtarisht mësohet se Ivanov mund të përdor këtë kartë duke shfrytëzuar edhe 30 ditët në presidencë, për të pamundësuar anulimin e vendimit të tij, për shkak se do të skadojë afati dhe pasardhësi i tij nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here