Ivanov në heshtje, do e nënshkruan apo jo marrëveshjen?

Presidenti Gjorgje Ivanov akoma nuk është prononcuar zyrtarisht se a do të nënshkruaj apo jo ratifikimin e marrëveshjes për emrin, apo në afat më të shkurtër do ta refuzojë dhe do t’ia kthejë Kuvendit. Ivanov në disa dalje të tij publike ka shprehur qëndrimin se nuk e pranon marrëveshjen për emrin dhe është kundër ndryshimeve kushtetuese për ndryshimin e emrit,informon INA.

Nga kabineti i tij kanë theksuar se për çdo vendim të presidentit do të njihet opinioni. Sipas procedurave, marrëveshja pasi që u ratifikua nga Kuvendi në rrugë zyrtare i është dërguar presidentit Ivanov, i cili në afat prej shtatë ditëve duhet të vendos se a do të nënshkruaj ose jo.

Në rast se e refuzon ate, marrëveshja do të rikthehet në Kuvend, por kësaj radhe pa mundësi parashtrimi të amendamenteve pasi që Rregullorja për punën e Kuvendit garanton që ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nuk plotësohet ose ndryshohet në procedurë parlamentare.

Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se do të kërkohet përgjegjësi (impeachment) ndaj Ivanovit nëse bllokon edhe këtë marrëveshje, duke siguruar 81 vota.

Në rast se do të arrihet kjo, atëherë kuvendi vendos për përgjegjësinë, ndërsa vendimin për presidentin do ta jap Gjykata Kushtetuese, e cila në rast se vendos me shumicën e votave të gjykatësve, atëherë do të pushojë mandati i Ivanovit, duke e cilësuar si president që është sjellë në kundërshtim me kushtetutën. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu