Ditën e djeshme (datë 2 prill) u votua për shtyerjen e regjistrimit, kjo u dakordua mes Zaev dhe Mickovski në takimin e tyre që patën me qëllim për rruajtjen e jetës së qytetarëve, transmeton InfoShqip.
Partitë shqiptare në qeveri BDI dhe Lëvizja Besa votuan pro shtyerjes por ashpër e kundërshtuan Alteriativa dhe Aleanca për shqiptarët.
Kundër regjistrimit votoi dhe deputeti që vjen nga radhët e BDI-së. Mexhiti me një status në facebook tregon arsyet se pse votoi kundër.
Në vazhdim mund të lexoni postimin e plotë:
“Të nderuar kolegë, Sot ne po debatojmë për Ligjin me të cilin do të shtyhet (prolongohet) procesi i regjistrimit të popullsisë për disa muaj, që sipas sqarimit zyrtar nga propozim ligji, bëhet për të mbrojtur shëndetin e njerëzve nga reziku i përhapjes së virusit Kovid dhe vet pandemisë së tij.
Lidhur me këtë pjesë formale të arsyetimit nuk kam dilemë dhe nuk do të debatoja , gjithmon nëse ajo do të ishte qëndrim profesional i ekspertëve së fushës së medicinës dhe epidemiologjisë rrespektivishtë nëse ky arsyetim vjen nga ekspertiza e mjekëve dhe epidemiologëve dhe është bazuar në fakte shkencore.
Ajo që dua të debatoj është Pse, për justifikim mjekësor vendos politika? Pse dy liderë duhet të ulen dhe të flasin dhe marrin vendim për një situatë e cila ka vetëm aspektin shëndetësor rrespektivishtë mjekësor, debat ky dhe konkluz e cila duhet patjetërsisht tu lihet ekspertëve të fushës?
Këtu fillon e gjithë hutia që u shkaktohet në opinionin ë gjërë. Ai , opinioni ka shumë dilema dhe ato po i transmetoj dhe paraqes këtu , duke analizuar edhe disa fakte tjera të cilat janë të dukshme.
E para, procesi i regjistrimit, për herë të parë në Maqedoni, po i ndan qytetarët në rezident dhe jorezident. A e shikoni që ky definim po hap shumë dilema dhe interpretime individuale? A e shikoni që ky definim po u jep argumente politikanëve të ndryshëm që të kalkulojnë me terminologji ofenduese për diasporën tonë të çmuar? Nëse në këtë proces, VMRO thotë se ato jane vetëm të “Evidentuar” të jeni të bindur se këtë qëndrim do ta mbajnë gjithmonë. Prandaj po ju them , bashkëvendasit tanë NUK MUND TË EVIDENTOHEN , ATA REGJISTROHEN. Për shkak se janë vëlllezërit dhe motrat tona që kanë kontribuar për këtë vend madje edhe më shumë se vet ne këtu ! Prandaj harroni EVIDENCËN …. Atë mund ta bëni me anëtarësinë e juaj partiake. E jo me vllezërit dhe motrat tona.
E dyta, ne krijuam një motivim të lartë tek diaspora për regjistrimin e saj. Vallë a e pyetni veten dhe a nuk ju duket aspak indikative, pse pala maqedonase nuk tentoi aspak ta bën këtë??? Nuk lëvizën as me gisht. Ne e kemi pare nga e kaluara se kur ata kanë interes, dijnë të mobilizohen shumë më shumë, sepse në fund të fundit i kanë të gjitha mekanizmat.
E treta, a nuk aspak janë idnikative për ju qëndrimet për regjistrimin në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut?? Kjo është një uvertirë për mospranimin e rezultatit real në këtë pjesë nga ana e subjeketev politike Maqedonase ?!?! Po atehërë parashtrohet pyetja: Cfare mekanizmi të kontrollit kemi ne për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë Lindore dhe zonat ku nuk banojnë Shqipëtarë?
Dhe në fund, ujdia mes 2 liderëve Maqedonas për shtyerje të regjistrimit, në mënyrë vetanake, po i dëshmon këto dilema dhe se ekziston një qendër koordinimi për interesat e tyre nacionale”– përfundon Mexhiti./InfoShqip.com









