“Do ta likuidojmë Assadin dhe do ta rrëzojmë Qeverinë e tij”
Ministri në qeverinë izraelite ka thënë të hënën se Izraeli mund ta vrasë kryetarin sirian Bashar al-Assad dhe ta rrëzojë qeverinë e tij nëse Irani e përdor territorin sirian për sulme në Izrael, ndërsa më herët një koleg i tij e ka kërcënuar edhe shtetin fqinj të Libanit në të cilin, jozyrtarisht, më së shumti vota në zgjedhje ka fituar lëvizja proiraniane Hezbollah.
Izraeli deri tani nuk dëshironte të kyçej në luftën civile në Siri”, ka thënë Yuval Steinitz, ministri për energjetikë dhe infrastrukturë, ka transmetuar portali Ynet.
“Nëse kryetari sirian Bashar al-Assad vazhdon t’i lejojë Iranit të veprojë nga territori i Sirisë, Izraeli do ta likuidojë dhe do ta rrëzojë regjimin e tij”, e citon portali izraelit Steinitzin, transmeton Insajderi.com.
“Nëse Assad lejon që Irani ta shndërrojë Sirinë në bazë ushtarake kundër nesh, dhe të na sulmojë nga territori sirian, duhet të dijë se ky do të jetë fundi i tij”, ka thënë Steinitz.
Më herët, po ashtu të hënën, ministri tjetër në qeverinë izraelite ka shprehur brengosje për shkak të rezultateve zgjedhore në Libanin fqinj, të cilat tregojnë se një numër i madh i votave i ka fituar lëvizja proiraniane shiite Hezbollah.
Sipas rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve të para parlamentare të mbajtura të dielën në Liban, Hezbollah ka marrë më shumë se gjysmën e vendeve në parlament.
“Shteti i Izraelit nuk do të bëjë dallim në mes të shtetit sovran të Libanit dhe Hezbollahut dhe do ta konsiderojë Libanin përgjegjës për çfarëdo aksioni nga territori i tij”, ka thënë Bennet.










