Izraeli: Nuk do të shkëmbejmë karburant për lirimin e pengjeve

Zëdhënësi i Forcave të Armatosura izraelite Daniel Haggari përsëriti se karburanti nuk lejohet në Gaza, duke mohuar raportet për një shkëmbim të mundshëm për të liruar pengjet.

Raporti i Haggarit vjen pasi qeveria e Izraelit tha po shqyrton lejimin e importit të karburantit në këmbim të lirimit të një numri të madh të burgosurish të mbajtur nga Hamasi.

Direktiva e politikanëve është që të mos hyjë karburant, nëse ka ndryshim do të informojmë banorët”, tha Haggari.

Ai shtoi më tej se një pjesë e madhe e aftësisë së Hamasit për të vepruar mbështetet në karburant, duke përsëritur se grupi terrorist vjedh dhe ruan karburantin që mund të shkojë në spitale.

Raportet e mediave izraelite të enjten thanë se Izraeli po konsideronte lejimin e karburantit në Gaza përmes Egjiptit, si pjesë e një marrëveshjeje që do të çlironte një pjesë të madhe të 224 pengjeve që besohet se mbahen nga Hamasi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu