Izraeli vendos kushte, vetëm këta persona mund ta falin xhumanë në xhaminë Aksa

Izraeli ka lejuar kalimin e palestinezëve mbi 40 vjeç dhe fëmijëve përmes pikës kontrolluese mes Betlehemit dhe Kudsit, për të falur namazin e parë të xhumasë në këtë Ramazan në kompleksin Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Që nga orët e hershme të mëngjesit palestinezët kalojnë përmes pikës kontrolluese që ndan Betlehemin dhe Kudsin në Bregun Perëndimor. Në mesin e tyre ka edhe shumë gra.

Kudsi Lindor është qytet në të cilin gjendet xhamia Al-Aksa, e cila ka qenë kibla e parë, drejt së cilës muslimanët janë orientuar gjatë faljes. Krahas kësaj, në këtë qytet gjenden edhe vendet më të shenjta dhe më të rëndësishme të krishtere dhe hebreje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu