Një situatë kaotike ndodhi në minutën e 84 të ndeshjes mes Partizanit dhe Skënderbeut në “Elbasan Arena”.
Incidenti ka ndodhur pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj një lojtari të Partizanit. Forcat e Policisë ndërhynë duke goditur disa prej tifozëve”, tifozëve të “demave të kuq”.
Për disa minuta, situata u be shumë keq, pasi policia nuk ngurroi të përdorte forcën ndaj tifozëve”, tifozëve, si pasojë e të cilës shumë tifozë mbetën të plagosur. Ndërkaq, nga kaosi i shkaktuar dhe ndërhyrja e policisë, disa mbështetës të ekipit të Partizanit zbritën në fushë për të marrë mjekimin e parë.
Konkretisht 4 tifozë janë lënduar, një prej tyre ishte vajzë e re, e cila u shoqërua me ambulancë drejt spitalit të qytetit të Elbasanit pasi pësoi konvulsione dhe alivanosje, dhe po ashtu edhe një polic u plagos në këmbë./Albeu