Ja çfarë votuan deputetët shqiptarë për ”dëshmitarët e mbrojtur” (DOKUMENT)

Sot në Kuvendin e Maqedonisë u votua për propozimet e Prokurorisë Speciale Publike për ndryshimin e ligjit të dëshmitarëve të mbrojtur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shumica e deputetëve të BDI-së nuk ishin prezent në sallë, ndërsa nga prezentët disa nuk kanë votuar fare kurse vetëm tre deputetë të BDI-së kanë votuar ”Pro” ndryshimeve të këtij ligji.

Nga BDI prezent nuk ishin: Xhevat Ademi, Ali Ahmeti, Artan Grubi, Hazbi Lika, Ramiz Merko, Ermira Mehmeti, Jamin Sinani ndërsa pjesa tjetër e deputetëve të BDI-së edhe pse ishin prezent ata nuk kanë votuar. Nga BDI ka pasur edhe vota për të ndryshuar këtë ligj të propozuar nga Prokuroria Speciale Publike. ”Për” votuan: Kaltrina Azizi, Rafiz Aliti dhe Nora Aliti. ”Për” të ndryshuar ligjin për dëshmitarët e mbrojtur ka votuar edhe deputeti i pavarur Zulfi Adili.

 Nga PDSH nuk ishte askush prezent në sallën e Kuvendit./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu