Ja cilat janë kushtet e Bilall Kasamit për të mbeshtetur ligjin e Prokurorisë Speciale

BESA paralajmëroi se do ta mbështesë ligjin e ri për prokurorinë publike nëse PSP mbetet të funksionojë si institucion i pavarur, e jo si pjesë përbërëse e PP-së.

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli sot në deklaratë për mediumet në Kuvend tha se partia është e gatshme ta mbështesë PSP-në të vazhdojë të punojë me kapacitet të plotë, t’u vazhdohet afati për inicim të procedurave, ndërsa “bombat” edhe më tutje të shfrytëzohen si dëshmi në procedura.

Nëse PSP bëhet pjesë e Prokurorisë publike, sipas Besës, do të shkrihet në Prokurorinë publike, e cila, siç theksojnë nga atje, edhe deri më tani ishte jofunksionale. Zendeli shtoi se ata si parti do të kërkojnë garanca nga Qeveria se do të angazhohen për drejtësi joselektive.

Në “bombat”, potencoi Zendeli, dëgjuam se shumë funksionarë të BDI-së janë të përzier në krim, por për ta nuk ka procedura.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu