Ja cilët shqiptarë janë në listat e deputetëve të LSDM

LSDM ka bërë të ditur emrat e bartësve të Listave për deputetë për zgjedhjet e 11 dhjetorit, poashtu qarkullojnë edhe listat e para jo-zyrtare me emrat për deputete në radhët e LSDM-së, transmeton InfoShqip.com.

Në njësinë zgjedhore 1 ka dy vende për Revolucionin laraman. Pavle Bogoevski është në pozitën e 5 në listën e kandidatëve, në pozitën e 9 është Ivana Tyfekxhiu nga parlamenti studentor.

Në listë janë edhe Renata Deskovska, Damjan Mançevski dhe Stefan Bogoev. Nga koalicioni vende kanë zënë edhe Liljana Popovska dhe Erdogan Saraç.

Në njësinë e dytë Oliver Spasovskin e pasojnë Frosina Remenski, Muhamed Zeqiri, Ferid Muhiq.

Në njësinë e tretë, pas bartësit Nikollovski në rend vijnë Bllagoja Boçvarov dhe Jagoda Shahpaska.

Në njësinë e katër pas Zaev janë Hari Llokvenec dhe Katerina Kuzmanovska.

Gjylymsere Kasapi nga Koalicioni me qytetarët është e dyta pas Petre Shilegov në njësinë e 6./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu