Gjatë 24 viteve të gjata, ekzistenca e Republikës së Maqedonisë thjesht grekët mbeten të zemruar me emrin Maqedoni. Andaj çdo veturë e cila kalon me targa të Maqedonisë si ato të Shkupit me SK ju vendosen Grekët në targat e etiketa si “Maqedonia është e Greqisë”,”Ju nuk jeni maqedonas, por sllav te Vardarit”, dhe shumë epitete tjera.
Ndryshe Greqia vazhdon të mos e njoh emrin e Maqedonisë ku edhe e parandalon hyrjen në BE dhe NATO duke bllokuar me veto. Shumica e vendeve evropiane Maqedoninë e njohin si Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë
Grekët gjithashtu thonë se maqedonasit kanë vjedhur në mënyrë rutinore një numër të ikonave kulturore greke për të mirën e tyre, duke përfshirë përdorimin e një simboli të diellit grek në flamurin e Maqedonisë, dhe emërtimin e aeroportit kryesor të Maqedonisë në Shkup, pas Aleksandrit të Madh.