Ja çka thotë VMRO-ja për seancën e sontme

Kuvendi megjithatë sonte do të mbajë seancë për të miratuar ndryshimet kushtetuese, njofton TetovaSot.

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi njoftoi seancën për në ora 21.

Opozita VMRO-DPMNE sonte, përmes një komunikate për shtyp, tha se seanca e sotme ka mbaruar.

“Në pajtim me nenin 68 paragrafi 4 të Rregullores së Punës së Kuvendit, seanca zgjat nga ora 11 deri në orën 18, përveç nëse Kryetari i Kuvendit vendos ndryshe.

Deri në këtë moment, ora 18:30 nuk kemi informacion dhe konsiderohet se seanca e sotme ka përfunduar”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së./TS


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu