Ja kush janë shefat e grupeve parlamentare të Bashkimit Demokratik si dhe koalicionit ASH-AA në Kuvend?

Subjektet politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvend kanë dërguar emrat për kryetar të Grupeve kuvendore deri tek kryetari i Kuvendit.

Betejës politike në Kuvend nga Partia në pushtet Bashkimit Demokratik per Integrim do ti prijë nënkryetari i partisë Izet Mexhiti,kurse zëvendës i tij do të jetë deputeti Arbër Ademi.

Ndërkaq nga opozita shqiptare, kryetar i grupit parlamentar të përbëra nga parti Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të jetë sekretari i përgjithshëm i kësaj të fundit Skënder Rexhepi Zejd, ndërsa zëvendës do të jenë deputetët Ilire Dauti dhe Syrija Rashidi.

Si Mexhiti ashtu dhe Rexhepi ishin bartës të listave për deputetë në njësinë e parë zgjedhore dhe të dy kishin konfrontime të ashpra gjate debateve televizive parazgjedhore.

Të njëjtit pritet të kenë debate të forta politike edhe në Kuvendi.

Nga LSDM Prijës i deputetëve të saj do të jetë Jovan Mitrev ski, kurse zëvendës Sanja Mirakovska.

Nikolla Micevski është koordinatori i ri i VMRO-DPMNE-së ndërsa zëvendësit e tij janë Dafina Stojanovska dhe Eli Panova.

Si deputet të pavarur për momentin figuron vetëm Igor Durllovski i cili është ende formalisht pjesë e VMRO-DPMNE-së. /INA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu