Gjatë ditës së sotshme u mbajt pritja e fundvitit nga BDI nën organizimin e kryetarit të kësaj partie Ali Ahmeti. Siç mëson InfoShqip nga burime jo-zyrtare, në hyrjen e hotelit “Aleksandar Palace”, mes funksionarëve të BDI-së, pati një incident mes personave nga dy grupe rivale brenda BDI-së.
Ndryshe nga zënka e fundit, kjo e sotmja nuk përfundoi me krisma por vetëm me rrahje. Burimet akoma të pa-konfirmuara njoftojnë se zënka ka ndodhur mes Kryetarit të Sarajit dhe ish-Ministrit të BDI-së Blerim Bexheti dhe një funksionari tjetër të BDI nga dega e Shkupit.










