Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tashmë zyrtarisht ka marrë pozitën e kryeministrit të Kosovës.
Me 66 vota për e 10 abstenime kjo qeveri është zgjedhur.
Ky kabinet nuk është votuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lista Serbe dhe Nisma Socialdemokrate.
Kabineti qeveritar i Kurtit do të ketë 15 ministri ku gjashtë do të udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, gjashtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tri nga komunitetet pakicë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! si parti fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, të dielen më 02.02.2020, arriti përfundimisht marrëveshje bashkëqeverisëse më Lidhjen Demokratike të Kosovës, që ishte subjekti i dytë në zgjedhjet e mbajtura më 6.10. 2019.
Votimi i Qeverisë Kurti erdhi pas një seance maratonike e cila zgjati plotë 7 orë dhe që u përcollë me akuza dhe kritika nga opozita e posaçërisht nga deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.










