Ja përse Lëvizja Besa nuk votoi zëvendëskryeministrat në Kuvend

Lëvizja Besa duke komentuar atë që ishin të përmbajtur në kuvend, gjatë votimit të zëvendësministrave, tha se do të vazhon, ashtu siç ka premtuar, të mbetet opozitë konstruktive. Ata thonë se dita e mirë shihet në mëngjes the se ata kanë pasur me të drejtë që nuk kanë mbështetur qeverinë e re, njofton InfoShqip.

“Ashtu siç e kemi thënë qysh në zgjedhjen e qeverisë, Lëvizja BESA vazhdon të mbetet opozitë konstruktive. Ne nuk ishim KUNDËR qeverisë, por e ruajtëm të drejtën tonë demokratike që të jemi të përmbajtur, duke dhënë kështu mesazhin se dëshirojmë të shohim suksese të kësaj qeverie. Megjithatë, nëse dita e mirë shihet në mëngjes, gjithnjë e më shumë po bindemi se kemi pasur të drejtë që nuk e kemi mbështetur këtë qeveri. Sidoqoftë, në frymë të konstruktivitetit tonë, ne nuk jemi pjesë e debatit për zgjedhjen e zëvendësministrave, duke dashur që sa më shpejt të bëhet etablimi i kabinetit qeveritar.” thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.

Nga atje thonë se duan që kështu të dëshmojnë se janë të interesuar që qeveria sa më shpejt të kompletohet dhe të presim rezultate prej saj.

“Duke e ditur se cila është pesha e zëvendësministrave, si dhe në frymë të qëndrimit tonë për qeverinë, ne edhe për këtë propozim të kabinetit qeveritar do të jemi TË PËRMBAJTUR, duke mos dashur t’i paragjykojmë.” thuhet më tej në kumtesën për media të lëshuar nga Lëvizja Besa./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu