Ja prej cilave sëmundje vuajnë më së shumti shqiptarët

Kur është mbushur një vit nga fillimi i “chek-up”-it në Shqipëri, duket se ka dalë në pah sëmundshmëria e popullatës së moshës 40-65 vjeç.

Diabeti, hipertensioni, problemet kardiake dhe jo më pak sëmundjet tumorale janë evidentuar në përqindje të lartë tek kjo grupmoshë, shumë prej të cilëve e mësuan për herë të parë se ishin të sëmurë.

Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë, tha se është zbuluar një shkallë jo e vogël e njerëzve që nuk e dinin që ishin të sëmurë.

“Kemi zbuluar se 4% e popullsisë është paradiabetike. Nuk e shmangim dot kalimin në diabetin e tipit të dytë, por sa më shumë ta shtyjmë, aq më mirë është për qytetarin”, tha Beqja, raporton Tch.

Por, sëmundshmëria në popullatë përllogaritet të jetë më e lartë, pasi “chek-up”-i vijon dhe në qendrat shëndetësore gjen çdo ditë qytetarë të interesuar të mësojnë mbi shëndetin e tyre, aq më tepër kur është falas. Ata që përdorin internetin mund t’i marrin përgjigjet e analizave edhe “online”, në portalin e shërbimeve qeveritare dixhitale “E-Albania”.

“Qytetarët duhet të kenë një llogari në këtë portal. Kërkon te e-shërbimet dhe shkon te kontrolli mjekësor bazë“, shpjegon Beqja.

Me programin 10-vjeçar të “chek up”-it, duke parandaluar por dhe duke kuruar shpejt në kohë, përllogaritet të shpëtohen 450 jetë njerëzish dhe të kursehen 125 milionë dollarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu