Ja pse Sela dhe Thaçi nuk votuan sot në Kuvend për marrëveshjen e emrit

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi nuk ishin të pranishëm gjatë votimit të nevojës për ratifikimin e marrëveshjes për çështjen e emrit, kryeparlamentari Talat Xhaferi nga foltorja njoftoi se Ziadin Sela dhe Menduh Thaçi e kanë njoftuar me shkrim që nuk mund të marrin pjesë gjatë votimit të marrëveshjes në fjalë.

Ndërkohë, marrëveshja me Greqinë ka gjasa të ratifikohet gjatë ditës së sotme në Kuvend. Kjo falë bojkotit të paralajmëruar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Mbetet e pasigurt nëse kjo parti do të bojkotojë edhe dy komisionet parlamentare të thirrura për sot menjëherë pas miratimit të nevojës pet ratifikimim e marrëveshjes.

Gjasat për të kaluat sot marrëveshja i rrit edhe më shumë kalendari i ngjarjeve në Kuvend ku dy komisionet janë caktuar brenda një intervali 15-minutësh, njëri pas tjetrit. Nëse gjithçka vazhdon me këtë tempo, menjëherë pas përfundimit të komisioneve marrëveshja kthehet në seancë plenare ku nëse nuk ka diskutime nga deputetët e VMRO marrëveshja ratifikohet brenda ditës.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu