Partia Demokratike ka akuzuar KQZ-në se ka manipuluar pjesëmarrjen e në votimet e ditës së sotme. Sipas Sekretarit për Çështjet zgjedhore në PS, Ivi Kaso pjesëmarrja në votimet e ditës së sotme në rang vendi është rreth 15 për qind dhe aq sa bën të ditur KQZ-ja.
Kaso ka paralajmëruar KQZ-në se do mbajë përgjegjësi ligjore për abuzimet me pjesëmarrjen fiktive.
“Pjesëmarrja totale në rang vendi është 15%. Po bëhet mbushja fiktive e listave të votuesve me emrat e emigrantëve. Paniku i Ramës nga braktisja dhe refuzimi popullor e ka shtyrë drejt manipulimit të numrit të votuesve.
As mbushja e kutive që po ndodh tani, as manipulimi nuk e shpëtojnë Ramën. Shqiptarët e kanë refuzuar”, tha Kaso.










