Ja sa % të votave mendon se do fitojë Vetëvendosja

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.

Bahtiri ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen me 6 tetor.

“Vendi i parë dihet”, ka thënë Bahtiri.

“Jam shumë i bindur dhe do të shikoni se do të jetë një befasi e rrallë në Kosovë që ndoshta nuk e kanë besu disa. Parashikimet tona na tregojnë se do të kemi diku 32%”

Tutje ai ka thënë partitë tjera mund të bartin njerëz me autobusë nëpër tubime por nuk do të arrijnë kurrë atë që e ka Lëvizja Vetëvendosje.

Ndryshe, Bahtiri së fundi ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje./Gazeta Express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu