Ja sa vite burg rrezikon studentja që sulmoi me salcë ministren Nikolla

Policia ka nisur ditën e sotme procedimin penal për studenten Mirela Ruko, e cila i hodhi ditën e djeshme salcë ministres Lindita Nikolla në një aktivitet për ditën Ndërkombëtare të Studentëve.

Gjesti u krye në shenjë protestë për reformën e Arsimit të Lartë që kundërshtohet nga studentët dhe nga Lëvizja për Universitetin.

Studentja u mbajt më shumë se 10 orë në Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe u lirua ku do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Kështu, Mirela Ruko akuzohet tashmë për goditje për shkak të detyrës dhe prishje të qetësisë publike.

Dënimet maksimale për këto akuza janë 3 vjet për të parën dhe 2 vjet për të dytën.

Kështu, në rastin më të keq, Ruko rrezikon plot 5 vjet burg. Në rastin më të mirë, ajo mund të gjobitet./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu