Anton Quni treguar një detaj interesant se si i motivonte ushtarët në luftën kundër Serbisë.
Kandidati i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës dhe ish komandanti Anton Quni duke folur për tema të ndryshme.
Ai ka treguar me humor se u kishte thënë ushtarëve se krimineli Arkan kishte në plan të rrëmbente këngëtaren Adelina Ismailin.
“Në atë kohë flitej se Arkani ka plane me kidnapu Adelina Ismajlin, edhe une këtë ua prezantojë ushtarëve, u thash a e keni dëgju këto që po flitet për këtë temë edhe normal që ushtarët u acarun”, deklaroi Quni.
Kur një ushtar i UÇK-së kishte mbërritur në front tek brigada që komandonte ai dhe i kishte treguar se e kishte parë Adelina Ismailin në Tiranë, ai i kishte kërkuar që të mos fliste dh eta mabante secret sepse ishte një ndër arsyet që i kishte motivuar edhe më shumë ushtarët për luftë.
Rrëmbimi i Adelina Ismailit nga një paramilitar serb do të cënonte edhe nderin kombëtar, u kishte thënë komandanti ushtarëve të tij. Sipas tij Adelina Ismaili në atë kohë ishte një ikonë.
“Për ne ishte ikonë Adelina Ismajli, thash ne a mund t’i lejojmë vetit që një paramilitar me ardhë në mes Kosovës edhe me marrë Adelina Ismajlin, është drejtpërdrejt sulm në nderin tonë kombëtar, edhe na duhet meniher me i ndërmarrë të gjitha obligimet dhe m’i dalë në ndihmë.Natyrisht u kriju një entiziazëm, filluam pak me shaka etj”,tha Quni.
Ai shtoi se në mbrëmje kishte ardhur një ushtar i tij nga Tirana dhe shumë i entziazmuar i kishte treguar se në Tiranë e kishte parë Adelina Ismajlin, Quni i kishte thënë ta mbyllë gojën sepse është sekret që nuk bënë ta kuptojë asnjë ushtarë, sepse ishte motivi i tyre që t’i dalin në ndihmë Adelinës.
Kujtojmë që Anton Quni ka qenë ndër komandantë kryesor të UÇK-së në luftën e Kosovës, ai bënte pjesë e brigadës 138, e cila udhëhoqi luftimet në koshare.
Kosharja është ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së. Me fitoren në koshare u thye kufiri Shqipëri-Kosovë.
Ndërsa Arkani është ndër kriminelët më famëkeq serb gjatë luftës në Jogosllavi. Ai kishte kryer krime në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë, kishte marrë famën e një krimineli brutal. Komandonte forca ushtarake paramilitare të cilat bënin spastrim etnik.










