Një shef i përkohëshëm do të drejtojë PSP deri në shtator të vitit të ardhëshëm kur edhe i kalon mandate prokurorisë në rast se qeveria nuk arrinë që deri më 10 shtator të sigurojë 80 vota për të votuar ligjin e ri që do të zgjidhë statusin e PSP.
Kjo sipas informacioneve të fundit është plani B i Zaevit pasiqë sipas burimeve jozyrtare tashmë kanë nisur konsultimet ndërsa është njoftuar edhe faktori ndërkombëtarë si opcion të mundëshëm që ka qeveria në dorë ndërsa për shef të përkohëshëm do të ishte zgjedhur dikush nga prokurorët aktual.
Sipas ligjit për PSP i miratuar me koncenzus mes partive politike para 4 viteve, prokurorin special e zgjedh parlamenti me 2/3 e votive.










