Ja si festohej në vitin 2016 në Kosovë “Liberalizimi i vizave”

Kosovarët janë entuziazmuar sot pasi kanë dal lajmet se rekomandimi për liberalizimin e vizave do të jetë pozitiv.

Menjëherë pas lajmit, kosovarët kanë filluar të shprehin entuziazmin e tyre se më në fund edhe ata do të lëvizin lirshëm nëpër zonën shengen.

Por një rekomandim i ngjashëm si ky që pritet të jepet sot, ishte dhënë edhe në maj të vitit 2016, në atë kohë Bekim Collaku, si ministër i Integrimeve Evropiane, kishte mbledhur stafin e tij, duke festuar rekomandimin pozitiv që KE-ja kishte dhënë për Kosovën.

Por kanë kaluar gati tre vite por kosovarët ende presin para ambasadave për tu pajisur me vizë, shkruan Magazina.al

Liderët kosovarë kanë premtuar edhe këtë herë se deri në fund të këtij viti kosovarët do të lëvizin pa viza.

Por derisa ajo të ndodh ka shumë kosovarë që besojnë dhe janë entuziastë e ka të till që janë skeptik se do të ketë heqjevizash gjatë 2018-tës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu